Nxënësit meritojnë dije, jo pushim

0

JANINA DERVISHAJ

Punëtorët e arsimit në Kosovë ka kohë që kërcënojnë me greva Qeverinë në vendin tonë. Pavarësisht se pagat e mësimdhënësve në Kosovë janë më të larta sesa në vendet fqinje mësimdhënësit prapë janë të pakënaqur. Unë mendoj se ngritja e pagave, shujta ditore, pagimi i transportit janë absurde, kërkesa për të cilat siç duket edhe mësimdhënësit janë në dilemë. Paralajmëruan se nga data 19 prill do të fillojnë me greva, por brenda natës hoqën dorë, gjë e cila e ka bërë konfuze edhe qeverinë e vendit tonë në lidhje me kërkesat e tyre Ajo që nuk më duket aspak e drejtë është se mësimdhënësit kërkojnë ngritjen e pagave për vete duke i injoruar kushtet në të cilat shkollohen nxënësit në vendin tonë. Së pari këtyre nxënësve ju mungojnë tekstet adekuate për mësim dhe gjithashtu hasen vështirësi të kalimit nga plane-programet tradicionale në ato modulare, laboratorët për të zhvilluar praktikë në lëndët që kërkojnë praktikë si Kimi, Fizikë, Biologji e Informatikë. Unë ndjehem keq duke pasur parasysh se as në shkollimin tim fillor e të mesëm nuk i kemi pasur laboratorët në shkolla, mungesa e tyre normalisht që ndikon edhe në mësim sepse disa lëndë mësohen duke i praktikuar sepse teoria nuk është e mjaftueshme. Sa i përket pagave të mësimdhënësve ka shpjeguar ministri i Arsimit Arsim Bajrami duke u arsyetuar se pagat parauniversitare deri tek ato universitare janë të krahasueshme me rajonin, ndërsa në nivelin universitar mbi rajonin. Unë e përkrah plotësisht atë që e ka thënë edhe ministri Arsim Bajrami sepse mësimdhënësit në vendin tonë paguhen më shumë sesa që vendi ka kapacitet duke shikuar ekonominë e standardin e jetës në vendin tonë. Para se të kërkohet ngritja e pagave është mirë që mësimdhënësit të shikojnë mungesën e cilësisë së nxënësve si në shkolla fillore ashtu edhe tek të mesmet. Këtë e vërteton hallakama që bëhet gjatë mbajtjes së testeve për maturantë e semimaturantët, kopjimet e mashtrimet e shumta që raportohen gjithmonë nga mediat tona. Gjatë testit të maturës kopjohet, këtë e di duke u bazuar në përvojën time vetjake gjatë mbajtjes së testit të maturës në vitin 2012 ne nxënësit kemi kopjuar mbi 70 % testin nga njëri tjetri. Nëse do të kishte cilësi në mësim, nxënësit do të duhej të ishin përgatitur për këto teste dhe kopjimi do të ishte diçka e panevojshme. Gjatë muajit prill kur edhe po planifikohej të mbanin greva mësimdhënësit, RTK-ja në lajmet qendrore të orës 19:30 kishte bërë krahasimet e pagave për mësimdhënësit në vendin tonë krahasuar me ato të rajonit. Aty thuhej se mësuesit dhe arsimtarët në vendin tonë paguhen deri në 500 euro, në Shqipëri 290 dhe në Maqedoni 300-350euro. Kërkesën për ngritjen e pagave për punëtorët e arsimit nuk e arsyetoj gjithashtu duke u bazuar në ekonominë e vendit tonë e cila është plotësisht e shkatërruar. Duke i krahasuar pagat e mësimdhënësve me punëtorët tjerë në vendin tonë del se mësimdhënësit me katër orë në ditë marrin pagë prej 500 euro ta zëmë në krahasim me punëtorët e administratës që punojnë tetë orë në ditë paguhen rreth 400Euro. Përfundimisht, SBASHK-u duhet t’i rishikojë kërkesat aktuale sepse qëllimi i mësimdhënësve duhet të jetë i tillë që mësimi i tyre të ofrojë cilësi e redundance si në nivele parauniversitare ashtu edhe në ato universitare. Një mësimdhënës i mirë duhet të ndihmojë për zhvillimin gjithëpërfshirës të potencialeve të secilit nxënës d.m.th. kognitiv, emocional, shoqëror dhe fizik, të mundësoj zhvillimin maksimal të njohurive, të përgatit nxënësit për mësimin tërë jetësor, një mësimdhënës i mirë arrin suksese dhe rezultate të larta, dhe i dokumenton ato me të dhëna valide dhe të besueshme, krijon një kulturë të mësimnxënies stimuluese dhe inkurajuese përmes kualitetit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Mësimdhënësit janë faktori më domethënës për një shkollë të mirë dhe për një arsim cilësor. Andaj mësimdhënës të dashur dhuroni dije!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here