Nxënësit e “Naim Frashërit” organizojnë “Javën e Librit”, deri tani u dhuruan mëse 400 libra

0

Puna dhe përkushtimi i treguar i nxënësve të klasës V 1 të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Naim Frashëri” nga Banja e Malishevës, me idenë ,,Biblioteka me kënd leximi”, e ka nxjerrë fituese atë në nivel vendi në projektin “Kosovision Contest” të organizuar nga MASHT me moton “Fëmijët bëjnë të ardhmen e tyre”. Drejtori i kësaj shkolle, Izet Shala ka njoftuar se nxënësit e kësaj klase në mesin e aktiviteteve që po realizojnë është edhe “Java e librit”, e cila është duke u mbajtur aktualisht dhe po mbeshtetet nga prindërit, mësimdhënësit, udhëheqja e shkollës dhe nxënësit tjerë, me moton ”Dhuroj libër, kontriboj për shkollën time”. “Deri më tani aktiviteti ka vajtur mbarë dhe janë dhuruar më shumë se 400 ekzemplarë librash”, ka bërë me dije drejtori Shala. Sipas tij komuna ka premtuar mbështetje në realizimin e projektit, me sigurimin e rafteve dhe perdeve. Shala ka shtuar se edhe nga SEEL, organizatë ndërkombëtare është premtuar literaturë shkollore për nxënësit, nga parafillorët deri në klaset e nënta. “Kështu shpresohet që të motivohen dhuruesit e librit, dhe më 23. 04. 2015 në ditën botërore të librit të inagurohet dhe funksionalizohet biblioteka me kënd leximi në shkollën tonë”, ka theksuar drejtori Shala. Në biliotekë sipas tij mendohet të funksionalizohet edhe biblioteka elektronike përmes rrjetit të internetit. Nxënësit, ndërkaq bëjnë ftesë që dashamirët e librit të dhurojnë sa më shumë libra sepse “libri është investimi më i sigurt në brezin e të nesërmes së fëmijëve të Republikës së Kosovës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here