Nxënësi theri shokun e klasës me thikë në shkollën e mesme në Suharekë

0

SUHAREKË, 13 SHKURT – Në Shkollën e mesme Teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë sot është therur me thikë një nxënës. Zyra për Informim e Policisë së Kosovës nga Rajoni i Prizrenit ka njoftuar se rreth orës 09:25 policia në Suharekë është informuar se në oborrin e kësaj shkolle ka ndodhur një përleshje në mes të dy nxënësve të së njëjtës klasë ku njëri nga nxënësit është therur me thikë. I plagosuri fillimisht është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë për trajtimin e plagës e më pas është transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Plaga që nxënësi ka marrë nën zemër nga shoku i klasës sipas raportit mjekësor nuk paraqet rrezik për jetë, ka bërë me dije policia. Merret vesh se për hetimin e rastit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite kompetente të policisë të cilët e kanë arrestuar të dyshuarin i cili fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe e kishte fshehur thikën. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i shtetit, zyrtarë të shkollës, përfaqësuesi i Qendrës për Punë Sociale, avokati mbrojtës dhe prindërit e fëmijëve. Për shkak të moshës së mitur (nën 16 vjeç) i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here