Nuri Seferi anulon sërish meçin

0

Boksieri i njohur shqiptar me qëndrim në Zvicër, Nuri Seferi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka anuluar sërish meçin e tij të radhës për shkak të një lëndimi.

“Përshëndetje, miq. Me keqardhje dëshiroj t’ju lajmëroj të gjithëve se ndeshja ime e planifikuar më 9 janar 2016 kundër Noel Gevor do të anulohet për shkak se gjendja ime shëndetësore nuk është e duhur për t’u ngjitur në ring. “Pasi kam marrë një lëndim të rëndë te krahu i djathtë, e kisha thuajse të pamundur për t’u përgatitur për një ndeshje kaq të fuqishme. Këtë vendim e kam marrë pas rekomandimeve nga mjeku, ku më ka sugjeruar që të pushoj krahun në një periudhë të caktuar dhe në të njëjtën kohë, të vazhdoj me terapitë që po i marr çdo dit. “Dhe, në fund, ju kërkoj falje të gjithë juve që prisnit ngjitjen time në ring, por ju premtoj se kjo nuk do të vonojë, po ashtu i dëshiroj shumë fat Noelit në ndeshjen e 9 janarit dhe besoj shumë se ndeshja mes neve të dyve do të ndodhë disa muaj më vonë”, shkruan në postimin e „Tysonit“ shqiptar në Facebook.

Për herë të dytë  Nuri Seferi anulon duelin, pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe më 24 tetor në Berlin.

Meçi ishte paraparë të mbahet më 9 janar 2016 kundër Noel Gevor.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here