Numri i të vdekurve nga tërmeti në Nepal shkon në 1 mijë e 953

0

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Nepal sipas zëdhënësit të policisë së këtij shteti, Kamal Singh Bam ka arritur në 1 mijë e 953 veta, derisa të lënduar janë 4 mijë e 629 persona.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në një zonë 77 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit Katmandu. Në zonën në fjalë, pallate të shumta janë rrafshuar duke zënë poshtë banorët.
Një ministër nepalez ka deklaruar se dëmet e shkaktuara janë masive dhe situata më emergjente se kurrë, ndaj dhe ka kërkuar ndihmë nga agjencitë ndërkombëtare.
“Na duhet mbështetje nga agjencitë e ndryshme ndërkombëtare, që kanë aftësitë dhe pajisjet e duhura për t’u përballur me këtë lloj emergjence”, tha ministri i Informacionit, Minendra Rijal.
Thirrjes së autoriteteve nepaleze iu përgjigjën të parat Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni njoftoi dërgimin e menjëhershëm të një ekipi emergjencash dhe një shumë prej 1 milion dollarësh përmes USAID-it për të siguruar nevojat më urgjente.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here