Numri i të vdekurve nga tërmeti në Nepal e kalon 5 mijëshin

0

Rritet numri i viktimave të tërmetit që ndodhi të shtunën e kaluar në Nepal. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij shteti,t deri tani janë evidencuar 5 mijë e 57 të vdekur nga ky tërmet. Ndërkohë janë evidencuar mbi 10 mijë njerëz të lënduar. Rreth 100 njerëz kanë vdekur nga tërmeti edhe në Indi dhe Kinë. Në mesin e viktimave janë edhe 18 alpinistë të cilët janë mbytur në Mont Everest të shtunën. Rreth 8 milionë nga 28 milionë banorë sa ka Nepali, janë prekur në një mënyrë apo tjëtrën nga tërmeti, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here