Nuland rreth Speciales: Është e nevojshme që Kosova me vendosmëri ta mbyllë këtë kapitull në mënyrë që të ecë përpara

0

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pati takim me Victoria Nuland, ndihmësen për çështje të Evropës dhe Azisë të sekretarit të shtetit amerikan, John Kerry.

Kryparlamentari Veseli e ka falënderuar Nuland për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria amerikane është duke dhënë për Kosovën në avancimin e proceseve politike dhe ekonomike të saj.
Në takim sipas një njoftimi nga Kuvendi “u theksua nevoja e ecjes përpara të shtetit të Kosovës, në integrimet euroatlantike dhe për këtë, znj. Nuland ofroi mbështetjen e plotë të SHBA-së”.
“Po ashtu znj. Nuland shprehu nevojën që shteti i Kosovës dhe lidershipi i saj politik të tregojnë mençuri dhe vendosmëri në ballafaqimin me sfidat integruese dhe zhvilluese të Kosovës, siç janë procesi i dialogut dhe gjykata speciale”, është vequar në njoftim.
Duke folur rreth Gjykatës Speciale Nuland ka theksuar se “është e nevojshme që Kosova me vendosmëri ta mbyllë këtë kapitull në mënyrë që vendi të ecë përpara”, ndërsa kryetari Veseli ka theksuar se “Republika e Kosovës do të kapërcejë këtë sfidë me përgjegjësi shtetërore në partneritet me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian”.
Në takim merret vesh se është biseduar edhe për çështjen e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si parakusht themelor për të ndërtuar një ambient më kredibil për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
“Nuland ka shprehur vlerësimet e Qeverisë amerikane për rolin shumë pozitiv dhe rezultativ që është duke dhënë shteti i Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe ideologjive të tij. Ajo siguroi se edhe në këtë rrafsh mbështetja amerikane për Kosovën do të jetë e plotë”, është përmbyllur njoftimi.

2015_07_12_Veseli-Nuland(1)

 

2015_07_12_Veseli-Nuland(2)

 

2015_07_12_Veseli- Nuland(4)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here