Nuk zbatohet marrëveshja me Listën serbe pa implementim të marrëveshjes së Brukselit

0

Marrëveshja për bashkëqeverisje, e arritur në mes partnerëve të koalicionit PDK-LDK me Listën Serbe, ku parashihet që brenda 3-5 muaj të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe nuk mund të zbatohet derisa pala serbe nuk implementon marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Pavarësisht faktit se kanë kaluar më shumë se tre muaj prejse është themeluar Qeveria e re, zyrtarë të ekzekutivit ia kanë bërë të qartë përfaqësuesve të Listës Serbe se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të krijohet vetëm atëherë kur do të ndodhë zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel, sikurse për çështjen e drejtësisë, shuarjen e strukturave paralele serbe, të cilat veprojnë në pjesën veriore të Kosovës dhe shumë marrëveshja tjera të arritura.

“Çështja e Asociacionit të Komunave Serbe duhet të presë derisa të nisë implementimi i Marrëveshjes së 19 prillit, që është arritur në Bruksel në vitin 2013”, ka thënë ministrja pa portofol, Edita Tahiri, e cila udhëheq dialogun teknik me Serbinë.

Megjithatë, mediet serbe raportojnë se njëra prej kërkesave të Listës Serbe për t’u rikthyer në institucionet e Kosovës është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here