Nuk mund të t’jap zgjidhje

0

JORGE LUIS BORGES

Nuk mund të t’jap zgjidhje për të gjitha problemet e jetës
Nuk kam përgjigje për… dyshimet, frikërat e tua,
Por mund të t’dëgjoj dhe t’i ndaj me ty.

Nuk mund ta ndryshoj as të shkruarën, as të ardhem tënde
Po kur të t’duhet do rri pranë teje.

Nuk mund të t’i shmangë rrëzimet
Vetëm mund të të zgjas dorën time
Sepse të mbështes dhe nuk bije

Ngazëllimi yt, suksesi yt, triumfi yt nuk janë të mitë
Por gëzohem sinqerisht kur të shoh të lumtur.

Nuk i gjykoj vendimet që merr në jetë
Kufizohem të t’mbështes, të të nxis dhe të të ndihmoj nëse ma kërkon

Nuk mund të t’i skicoj kufijtë brenda të cilëve duhet të lëvizësh
Por mund të t’ofroj hapësirën e domosdoshme që të rritesh.

Nuk mund ta shmang vuajtjen tënde
Kur ndonjë brengë të prek zemrën
Por mund të qaj me ty e të mbledh copat sërish për t’ia rinisur.

Nuk mund të them as çfarë je, as çfarë duhet të jesh
Vetëm mund të t’dua siç je dhe të jem miku yt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here