Nuk ka Ramazan në Kinë, nuk e lejon shteti

0

Kina ndalon sërish agjërimin gjatë muajit të Ramazanit, në zonën perëndimore të Xinjiangut, për anëtarët myslimanë të partisë, shërbyesit civilë, studentët dhe mësuesit.

Myslimanët e kësaj zone, që njihen si pakica ujgure, janë urdhëruar nga autoritetet e vendit që gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të mos agjërojnë.

“The Indepedent” raporton, ndërsa transmeton Shekulli se lideri i ujgurëve, Dilxat Raxit, e sheh lëvizjen e Kinës si përpjekje për të kontrolluar besimin e tyre islam. Ai paralajmëroi se, kufizimet do të detyrojnë ujgurët t’i rezistojnë sundimit të qeverisë kineze.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here