Nuk ka greva më nëpër shkolla, përmbushen disa pika të Kontratës Kolektive

0

PRISHTINË, 20 SHKURT – Nuk do të ketë greva në shkolla më. Ministria e Arsimit dhe Sindikata e Arsimit kanë arritur marrëveshje për këta sot, marrëveshje të cilën e kanë komunikuar ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe kreu i sindikatës Rrahman Jasharaj. Ministri Bajrami ka thënë se një pjesë e obligimeve ndaj Kontratës Kolektive është përmbushur dhe ka shtuar se do të vazhdohet me kryerje të obligimeve. “ Tashmë është nënshkruar Kontrata unike për mësimdhënës dhe gjithashtu kemi zgjidhur statusin juridik të punëtorëve të arsimit. Të pensionuarit do të kenë disa privilegje siç është marrja e tri pagave, ndërsa me komuna jemi dakorduar që të bëjmë të gjitha përpjekjet për të lehtësuar transportin për mësimdhënës. Janë ndarë 11 milion euro nga Buxheti i Kosovës që do të jepen për pagesën e përvojës së punës dhe kjo do të filloj të zbatohet së shpejti”, ka numëruar ministri Bajrami. Ai ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës ka vendosur një pako të kursimeve, të cilat do të përmbushin elemente të tjera të Kontratës Kolektive, siç është shujta, si dhe në përmirësimin e kushteve materiale të mësimdhënësve por e dhe përmirësimin e pozitës së nxënësve. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka shprehur falenderime për ministrin Bajrami për përkrahjen që i ka dhënë Sindikatës dhe kërkesave për përmirësimin e pozitës së mësimdhënësve duke konfirmuar se mësimi do të vazhdojë pa ndërprerje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here