Nuk janë të krishterë, por dy muratorët shqiptarë renovojnë pa pagesë kishën në Itali

0

Ata nuk janë të krishterë por kur panë kishën e San Rokos, në Popoli, kthyer në atë gjendje të mjerueshme, nuk bënë dot sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Një gjest i madh i shkëlqyer vëllazërie dhe solidariteti ai që u bë nga dy muratorë me origjinë nga Shqipëria, por që kanë jetuar në Pratola Peligna për shumë vite.

Prej kohësh muret e vendit të shenjtë janë dëmtuar nga pakujdesia dhe lagështia: suvaja që bie vazhdimisht në dysheme me besimtarët të detyruar të luten midis pluhurit dhe rrënojave.

“Historia jonë ka qenë spontane. Ishim duke punuar aty, po bënim një fasadë të jashtme. Sa herë hapnin derën e kishës, zonjat e moshuara i thoshin njëra-tjetrës “o Zot ku po futemi”. I thashë Albertit se pse thonë kështu, e ai më tha se di. Një ditë vendosëm që t’i pyetnim, e na thanë hyni brenda e shikoni. Hymë brenda dhe aty ishte katastrofë, nuk e dimë se si luteshin. Ishte kishë e rrënuar”, tha ai.

Luani tregoi se më pas komunikuan me një përfaqësues të kishës dhe vendosën që të rregullonin kishën, të cilën nga rrënoja e kthyen në “kukull”.

“Përfaqësuesi i kishës tha se nuk kanë lek për ta rregulluar, e ne i thamë se do e bëjmë falas. Çdo pagesë e kemi bërë vetë. Ka qenë gati një muaj punë. E bëmë kishën nga rrënoja në kukull”, tha duke qeshur Hallulli.

Ky i fundit tregoi se ka 30 vite që jeton në Itali. Ai ka qenë vetëm 14 vjeç kur ka shkuar për herë të parë atje, e prandaj i ka ardhur dëshira që të bëjë një gjest të tillë.

“Ne nuk e bëmë për famë. Ishin vetë banorët që thirrën median. Besimtarët kanë ngelë shumë të kënaqur. Feja nuk ka kombësi, jemi të gjithë fëmijët e Zotit”, tha Luani.

“O Zot ku po futemi”/ Nuk janë të krishterë, por

“O Zot ku po futemi”/ Nuk janë të krishterë, por

“O Zot ku po futemi”/ Nuk janë të krishterë, por

“O Zot ku po futemi”/ Nuk janë të krishterë, por

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here