Nuk ishte veshur sipas rregullores së ISIS-it, 21-vjeçarja vdes nga torturat

0

Një vajzë nga Siria, është torturuar për vdekje nga një anëtare femër e grupit të Shtetit Islamik, në qytetin verior të Manbij, ku rebelët e mbështetur nga SHBA-ja kanë nisur një ofensivë kundër ISIS-it.

Viktima, vetëm 21-vjeçare, u arrestua javën e kaluar për shkelje të kodit të rreptë të veshjeve islame, e imponuar nga grupi terrorist.

Sipas “ARA News”, ajo vdiq nën torturat e një xhihadisteje femër, e njohur si Oum Farouq.

Sipas rregullores së Shtetit Islamik, femrat duhet të veshin një vello të zezë, ku kanë vetëm sytë jashtë. Gjithashtu, ato nuk mund të lëvizin vetëm nga një vend në tjetrin. Femrat duhet të jenë të shoqëruara nga një kujdestar mashkull nëse do udhëtojnë.

Sipas familjarëve të 21-vjeçares, kur ata kanë marrë trupin e pajetë të vajzës, kanë vënë re shenja të torturës.

“Kur morëm trupin e vajzës, vumë re se ajo ishte torturuar ashpër. Por, ne nuk mund të protestojmë për këtë krim. Departamenti i vetëm gjyqësor në Manbij është Gjykata Sheriati, e cila mbështet krime të tilla”, thanë për “ARA News”, familjarët e viktimës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here