Nuk i mjafton rrahja e së dashurës, e kërcënon atë edhe përmes “Tunës”

0

Policia në Gjilan e ka arrestuar një qytetar i cili për shkaqe të panjohura për policinë ka shkuar në banesën e të dashurës së tij dhe fillimisht ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e më pas e ka kanosur edhe me një revole. Njesitet policore merret vesh se kane reaguar menjëherë dhe nga ky person e kanë konfiskuar një revole “Ekol Tuna” e cal.6.35 mm me një karikatorë dhe dy fishekë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e kërcënimit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here