Nuk e respektojnë policinë

0

Në Gjilan është arrestuar një qytetar pasi që përderisa ishte duke qarkulluar me veturën BMW nuk i ka përfillur urdhrat e policëve dhe nuk është ndaluar në shenjen e policëve për ndalim. Njësiti policor është vënë në ndjekje të tij dhe me asistencë të njësitit patrullues ka arritur të ndalojë atë. Por ky qytetar ka rezistuar dhe i ka penguar zyrtarët policorë. Gjatë arrestimit njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit shoferi problematik është dërguar në burg. Një pengim i personit zyrtar është kryer edhe në Skënderaj nga 2 kryesë të veprës penale vjedhje. Ata janë zënë duke transportuar drunj pa dokumentacion përcjellës. Njëri nga të dyshuarit i ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Me urdhër të prokurorit masa drunore si dhe automjeti janë konfiskuar, kurse njëri nga të dyshuarit është dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here