Nuk e përshtatë shpejtësinë e veturës, e mbytë këmbësorin

0

Në Kaçanik është arrestuar një qytetar pasi që mbrëmë ai me veturën e tij VW Golf e ka mbytur një këmbësor. Policia e Kosovës ka bërë me dije se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës. Këmbësori për identitetin e të cilit nuk ka ofruar asnjë të dhënë policia merret vesh se ishte duke shkuar në punë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me urdhër të prokurorit shkaktari i kësaj tragjedie është dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here