Nuk e njeh vetveten, apelon në Facebook që t’i japin një emër, një histori…

0

E kanë gjetur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është bionde, rreth 50 vjeç dhe ka një veçanti: nuk kujton asnjë gjë.

Ajo nuk e di se si ka mbërritur në Carlsbad të Kalifornisë, aty ku është gjetur dhe mbi të gjitha as nuk e di se si e quajnë apo se kush është. Gruaja, të cilën kanë nisur ta quajnë Sam kërkon ndihmë në rrjetet sociale.

Ajo ka bërë një apel në Facebook për ta ndihmuar që të zbulojë historinë e jetës së saj dhe ti japë një emër vetes, por deri më tani nuk ka pasur asnjë të dhënë për personalitetin apo për jetën e mëparshme.

Nga të dhënat e pakta, mendohet se është qytetare australiane, referuar ndonjë kujtimi që i vjen në mendje dhe theksit të anglishtes që flet, mirëpo asgjë tjetër nuk mund t’ia pohojë.

Mjekët flasin për amnezi dhe humbje të kujtesës, të shkaktuar si pasojë e një kanceri nga i cili ajo ka vuajtur dhe që arrin ta kujtojë. Tani gjithçka është në dorën e FBI-së dhe Interpolit. /tesheshi.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here