Nuk e lë të shohë qenushin, 11-vjeçari vret 8-vjeçaren

0

Policia ka ndaluar një 11-vjeçar pasi ka vrarë fqinjën e tij 8 –vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Tenesi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku shkak i kësaj vrasjeje është bërë një mosmarrëveshje mes dy të miturve për një qenush.

Ngjarja e cila ka tronditur opinionin publik në SHBA ka ndodhur ditën e shtunë. Sipas BBC-së, vajza nuk ka lënë 11-vjeçarin të shohë qenushin, ky i fundit ka marrë pushkën e gjahut të babait dhe e ka qëlluar për vdekje. Ndërkohë, viktima është identifikuar si McKayla Dyer. Nëna e saj Latasha tha se të dy fëmijët frekuentonin të njëjtën shkollë.

“Vajza ime ishte shumë e ëmbël. Ti mund të mos jesh në humor të mirë, por ajo gjithmonë të bënte për të qeshur. E dua përsëri në krahët e mi”, është shprehur nëna e viktimës.

11-vjeçari është akuzuar për vrasje të shkallës së parë si minoren. Organizata jofitimprurëse “Arkivi i dhunës nga armët” thotë se vetëm këtë vit, në SHBA janë vrarë apo plagosur me armë zjarri 559 fëmijë të moshës 11 vjeç e poshtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here