Nuk arrihet marrëveshje për koalicion mes Nismës dhe LDK-së

0

 

MALISHEVË, 22 SHKURT – Ka dështuar sot një përpjekje për koalicion mes Nismës për Kosovën dhe LDK-së në pushtetin lokal në Malishevë. Të dy taborret i kanë konfirmu bisedimet gjatë ditës si dhe dështimin e përpjekjeve. Januz Kastrati kryetar i degës së LDK-së ka bërë më dije se nuk është arritur marrëveshje me Nismën për ndarje drejtorishë dhe pozitash në pushtetin eventual dhe bisedimet kanë dështuar për sot. “Sot nuk u arritë marrëveshje dhe tani varet vetëm nga Nisma nëse do të ketë diqka të re deri nesër në fillim të mbledhjes ku parashihet zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal”, ka thënë Kastrati. Burime të afërta me bisedimet kanë thënë se në tavolinën e bisedimeve ka qenë dhënja e 3 drejtorive dhe pozita e nënkryetarit të komunës për LDK-në. Kryetari i Nismës për Kosovën në Malishevë, njëherësh kryetar i komunës, Ragip Begaj poashtu e ka konfirmuar dështimin e përpjekjeve. Begaj nuk ka mundur të thotë në orët e mbrëmjes nëse do të ketë edhe një përpjekje për arritjen e ujdisë me LDK-në nesër para se të fillojë mbledhja e kuvendit. Për nesër në një mbledhje të jashtzakonshme është paraparë zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Malishevës pasi kryesuesi i deritashëm Enver Hoti nga Nisma ka shkuar në postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Nisma nuk i ka numrat për zgjedhjen e përfaqësuesit të saj për kryesues dhe është e detyruar të bëjë marrëveshje me ndonjërin nga subjektet. Në të kundërtën mund të zgjedhet një përfaqësues i opozitës nëse arrinë të merret vesh opozita ose komuna shkon në zgjedhje të reja për Kuvendin Komunal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here