“Novosti”: “Takim i rrezikshëm në Pejë”

0
“Novosti” i ka dhënë një kahje tjetër takimit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do mbajnë sot mbledhjen e pestë të përbashkët, në qytetin e Pejës.

Sipas paralajmërimeve në këtë mbledhje pritet të arrihen marrëveshje që bizneset e Kosovës të mos kenë barriera të panevojshme, dhe të mos paguajnë taksa të panevojshme ose në shumë të larta në Shqipëri, transmeton lajmi.net.

Mbledhja e përbashkët e qeverive pritet të fillojë në ora 10:30, ndërkaq marrëveshjet do të nënshkruhen në mesditë.

Kurse, e përditshmja serbe “Novosti” i ka dhënë një kahje tjetër takimit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

“Takim i rrezikshëm në Pejë”, shkruan “Novosti” në mbititullin e ballinës në numrin e sotëm të gazetës.

“Në Kosovë, vula për Shqipërinë e Madhe”, shton tutje “Novosti”, duke paraqitur edhe reagimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here