Nota verbale e Qeverisë së Kosovës:Haradinaj kthehej nga një mision special diplomatik

0

Sipas agjencisë sllovene të lajmeve STA, ish kryeministrit Ramush Haradinaj i është kthyer pasaporta diplomatike vetëm pas dorëzimit të notës verbale nga ambasada e Kosovës në Lubjanë

Me këtë notë është kërkuar që Haradinajt t’i kthehet pasaporta, transmeton Indeksonline.
Në notë thuhet se Haradinaj – ish udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash lider i AAK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili ka qenë kryeministër në vitin 2004-2005 – kthehej nga një mision special diplomatik jashtë vendit.
Ambasada kosovare në notë ka kërkuar nga autoritetet sllovene që t’i mundësohet Haradinajt kalim i lirë në pajtim më nenet 29 dhe 42 të Konventës së OKB-së për misione speciale dhe e ka ftuar Ministrisë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë që të ndihmojë për këtë, transmeton Indeksonline.
Sipas kësaj Konvente, përfaqësuesit e shteteve që i dërgojnë në misione speciale, nuk mund të ndalohen apo të arrestohen.
Ministria më pas notën e ka dërguar në gjykatë duke shfaqur shpresën se kërkesa e Kosovës është e arsyeshme dhe ka kërkuar nga Gjykata që Haradinajt t’i kthehet pasaporta diplomatike dhe t’i mundësohet largimi nga Sllovenia.
Haradinaj më pas është dërguar menjëherë para Gjykatës në Kranj, pasi që ishte arrestuar të mërkurën. Ai së shpejti është liruar, por është detyruar që ta dorëzoi pasaportën dhe të premtoi se do të mbetet në Slloveni derisa gjykata të mos verifikoi vlefshmërinë e fletarrestit të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here