Norvegjia refuzon Armeninë, Turqia më e rëndësishme

0

Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg deklaroi se nuk do të marr pjesë në ceremoninë e shënimit të ngjarjeve të vitit 1915 që organizohet në Armeni.

Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg deklaroi se nuk do të marr pjesë në ceremoninë e shënimit të ngjarjeve të vitit 1915 që organizohet në Armeni.

Solberg, e cila refuzoi ftesën e Presidentit të Armenisë, Serzh Sarkisjan, deklaroi se për vendin e saj marrëdhëniet me Turqinë janë më të rëndësishme.

Turqia në lidhje me këtë çështje shumë herë propozoi hapjen e arkivave të saj për studim nga historianë të pavarur, por Armenia asnjëherë nuk iu qasë këtij propozimi. Sipas meje kjo çështje i takon historianëve dhe nuk duhet përdorur si një mjet politik”, tha Solberg.

Ndërkaq edhe Sekretari i Kryeministrisë së Norvegjisë, Baard Glad Pedersen ka thënë se “vendimet për çështjet historike duhen lënë historianëve”, ndërsa shtoi se “Kjo është një çështje shumë e diskutueshme viteve të fundit. Mirëpo me vendimet e Kombeve të Bashkuara janë të përcaktuara kriteret se çfarë mund të quhet gjenocid. Prandaj le të lëmë që historianët të vendosin për këtë çështje”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here