Noland do t’i zhvilloi takimet me përfaqësuesit e shtetit pa prezencën e mediave

0

Ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, me ç’rast do të takojë zyrtarët më të lartë shtetëror.

Ajo ka arritur te ndërtesa e kuvendit e shoqëruar nga një numër i madh veturash, njofton Klan Kosova.

Por, në momentet e fundit, është vendosur që takimet e saj të ndara me presidenten e vendit, Atifete Jahjagën dhe kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, të zhvillohen në mungesë të plotë të mediave.

Kjo, pasi më herët nga të dy insitucionet mediat ishin ftuar që të paktën të filmonin e fotografonin fillimin e takimeve.

Ndërkaq, zyra për informim e Kryeministrisë, nuk i ka njoftuar fare mediat për takimin të cilin e konfirmoi sot vetë shefi i qeverisë, Isa Mustafa në një aktivitet tjetër.

Ndërkaq, zyra për informim e Kryeministrisë, nuk i ka njoftuar fare mediat për takimin të cilin e konfirmoi sot vetë shefi i qeverisë, Isa Mustafa në një aktivitet tjetër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here