Noizy surprizion Dhuratën

0

Noizy vazhdon të dominojë si një ndër reperët më të suksesshëm të estradës shqiptare. Suksesin e tij e ka zgjeruar dhe në fusha të tjera të biznesit, siç është dhe marka e veshjeve Illyrian Bloodline.

Së fundmi, artisti ka surprizuar Dhurata Dorën me një dhuratë të veçantë, ndërsa e ka cilësuar si një mbretëreshë.

Ka qenë kjo e fundit e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram, veshje sportive nga marka e tij, duke u shprehur mirënjohëse ndaj tij për gjestin e bërë. Ata kanë një raport mjaft të mirë me njëri-tjetrin dhe janë përfolur se do të vijnë me një bashkëpunim.

Duetin e ka konfirmuar vetë Noizy por nuk ka bërë me dije nëse kënga është gati për publikim. Sakaq, kujtojmë që kënga më e fundit e Dhuratës ishte “Harrom”. Një baladë që e solli krejt ndryshe këngëtaren. Ndërsa reperi ka sjellë së fundmi “1 herë e mirë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here