Noizy: Ledrin dhe Getin nuk i njoh

0

Rigels Rajku, i njohur me emrin e muzikës Noizy, e ka krahasuar jetën e tij me një film aksion me shumë aventura, me kulminacion të bukur, atë të arritjes së famës së ëndërruar.

Ende pa i mbushur të 30-at ka mundur të fitojë shumë fansa në muzikë dhe shumë para për ta jetuar jetën si VIP, aq sa nëse e pyet për veten, thotë tashmë “I’m too rich”.

Ka nga ata që e komentojnë si një playboy, don zhuan, apo pasanik që luan me paratë.

Ai ka folur rreth marrëdhënies me Ledri Vulën dhe Getoar Selimin-Getin, ku ka thënë shkurt që si njeh.

“Nuk i njoh”, ka qenë përgjigja e hip-hop artistit shqiptar për panoramën.

Ndërsa sa i përket relacioneve me femra të njohura, ku e fundit ishte modelja Kristin Prengaj, Noizy tha “S’kam asnjë lidhje me Kristin, përveçse ka punuar në klipin “Gangsta Love”. Është thjesht shoqja ime”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here