Noizy dhe Stresi i japin fund armiqësisë

0

Noizy dhe Stresi, i kanë qetësuar gjakrat dhe kanë rregulluar raportet.

Dyshja kanë kaluar vite të tëra në një ‘luftë’ të ashpër mes tyre, por më në fund ka ardhur edhe momenti i paqes, transmeton Balkanweb.

Si Noizy, ashtu edhe Stresi, duket se kanë hequr dorë nga këngët e mbushura me ofendime drejtuar njëri ­ tjetrit.

Ditët e fundit Stresi ka dhënë një intervistë, ku nuk ka ngurruar të flasë edhe për rivalin e tij. Për Noizy­n, Arkimed Lushaj u shpreh se ‘djali ka talent, mos me ja hup’.

Nuk dihet ende se cila është arsyeja e këtij pajtimi mes dy ‘ish-armiqve’. Ndoshta Stresi është bërë më i ndjeshëm teksa ka kaluar më shumë se tre muaj në arrati, ose të dy po planifikojnë një bashkëpunim, për të marrë më shumë vëmendje nga publiku.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here