Nobelistja e Letërsisë: “Si e mësova dashurinë”

0

Nobelistja e Letërisisë për vitin 2015 Svetlana Alexievich ka treguar se si e ishte mësuar dashurinë njerëzore.

“Në këtë foltore nuk jam vetëm unë. Përmes meje flasin qindra zëra që më shoqërojnë nga fëmijëria e hershme. Jetoja në fshat tek fëmijët luajnë jashtë gjatë tërë ditës. Kur binte muzgu, si të na tërhiqte një forcë e padukshme, afroheshim tek ulëset para shtëpive të harxhuara ku pushonin gratë e lodhura. Asnjëra prej tyre nuk kishte burrë, as baba, as vëlla. Pas Luftës së Dytë Botërore fshati ynë mbeti pa burra. Çdo i katërti bellorus u vra në front ose si partizan. Bota jonë fëmijënore e pasluftës ishte botë femërore. Dhe këto femra na rrëfenin për dashurinë, jo për vdekjen. Kjo është ajo që mbaj mend mbi të gjitha. Na flitnin për ndarjet me të dashurit, për pritjet ngulmuese që ata të kthenin. Kalonin vitet, por ato pritnin edhe: “Vetëm dua të kthehet; pa duar, pa këmbë, do e mbaj para duarsh”, kishte thënë ajo në fjalimin e mabjtur gjatë pranimit të çmimit më 7 dhjetor 2015 në Stockholm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here