Nobelisti Mario Vargas Llosa në Novi Sad

0

Shkrimtari peruan fitues i Nobelit për Letërsi, Mario Vargas Llosa, do të marrë pjesë me datë 22 qershor në festivalin e letërsisë “Prose Festa” në Novi Sad të Serbisë.

Shkrimtari, i cili i ka të përkthyera veprat e tij në disa gjuhë përfshirë edhe serbishten, është ftuar nga Laguna, një prej shtëpive botuese dhe më të mëdha në Serbi, për këtë paraqitje.

Autori vjen në festival me një ligjëratë ndërsa është i hapur edhe për bisedë me publikun. Vargas Llosa ka fituar Nobelin në vitin 2010-të ndërsa ka marrë edhe çmimin Princi i Asturijas.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here