Nobelisti i Paqes, Shimon Peres, ia jep një fanelë të Izraelit me numër një Edi Ramës

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbaruar vizitën në Izrael. Nobelisti i Paqes, Shimon Peres, i ka dhënë atij një fanellë me numër një dhe me flamurin e Izraelit e ku është edhe emri i Ramës. Po edhe Rama i ka ndarë një medalje atij.

“Vizita në Izrael u mbyll mbrëmë me takimin e paharrueshëm me presidentin e 9-të të Izraelit dhe fituesin e Çmimit Nobel për Paqen, Shimon Peres, i cili i rezervoi një mikpritje të posaçme delegacionit shqiptar dhe një përfaqësie të komunitetit shqiptaro-hebre. Gjatë takimit shumë miqësor, nobelistit i’u dorëzua Medalja e Mirënjohjes së Kryeministrit të Shqipërisë, për shembullin e tij frymëzues si artizan i paqes; për modelin e guximit politik, qytetar dhe njerëzor në rrugën e ëndrrave të mëdha; për respektin dhe miqësinë e shprehur botërisht ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ka shkruar Rama.

edi1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here