Njihuni me Messin boshnjak që po mahnitë botën

0

Almedin Brkiç me aftësitë e tij e ka fituar titullin si ‘Messi boshnjak’ dhe video e tij është parë më shumë se shtatë milionë njerëz deri tani në YouTube.

Kjo nuk do të ishte aq e çuditshme, por djali me 1 korrik feston vetëm ditëlindjen e tij të gjashtë.

Almedini i vogël është tepër i talentuar në futboll dhe media në Bosnje kanë filluar tashëm ta quajnë ‘Messi boshnjak’.

Almedini ka lindur në qytetin kanadez Otava, ku babai i tij, Nexhati u zhvendos në vitin 1994 nga Prijedori.

Djali i madh i Nexhatit, Muamer filloi të stërvitjen në futboll, dhe duke e shikuar vëllanë e tij të madh duke luajtur, Almedini kërkoi të futjen edhe ai në lojë, transmeton Telegrafi.

“Ai kërkoi të vijë të luajë me ne, por trajneri u frikësua pasi ai ishte shumë i vogël dhe duke luajtur me më të mëdhenj mund të lëndohej”, thotë vëllai i tij.

“Çfarë pasoi ishte një gjë e mahnitshme. Unë nuk mund ta besoj se në lojë, ai sheh gjërat dhe di si të sillen në fushë”, ka thënë babai i Almedinit, Nexhati.

Nexhati kishte vendosur që t’i regjistrojë në video paraqitjet e djalit të tij dhe të krijojë një video në YouTube. Ai nuk e kishte paramenduar që video do të bëhej hit.

Videoja është publikuar edhe në faqen e gazetës më të madhe sportive në Itali, Gazzetta dello Sport me titullin “Almedin Messi Brkiq”.

Është e vështirë që të prognozohet se djaloshi do të bëhet një futbollistë i madh, por ajo që është e sigurt është se ai ka aftësi të mira që të bëhet futbollist.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here