Njësia Speciale ROSU dislokohet në kufijtë e Kosovës me Serbinë dhe Maqedoninë

0

Njëri nga grupet është vendosur  në Han të Elezit dhe tjetri në komunën e Gjilanit, pika kufitare të cilat lidhin  Kosovën me Serbinë e Maqedoninë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani e ka konfirmuar lajmin për Klan Kosovën duke thënë që pas incidenteve të fundit në Maqedoni, policia po vazhdon ne realizimin e detyrave për menaxhimin dhe kontrollin kufitar.

“Policia e Kosovës ka të angazhuar zyrtar policor të mjaftueshëm me qëllim të kontrollit, sigurisë dhe parandalimit të krimit trans-kufitar.” ka thënë Kelani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here