Njësia Speciale ka trokitur në dyert e ish-komandantit Sabit Geci

0

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë trokitur në dyert e shtëpisë së ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Rtklive rastin, duke thënë se në disa lokacione është duke u zhvilluar aksioni policor në kuadër të luftimit të veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit –fajdes.

”Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës. Operacioni policor kryesisht ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit-fajdes”, ka thënë ai për Rtklive duke shtuar se pas pëfundimit të aksionit policor do të japen detaje shtesë.

j

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here