NJERKA E LINKOLNIT, KA QENË GRUA!

0

NERIMANE FERIZI

Në mesin tonë, njerka ka një epitet prej djalli, një shpirt të ngrysur e një ego shumë të zhvilluar. Sikur të gjitha k’ëo epitete i stimulojnë gratë të jenë të tilla, tek e fundja edhe po të mos jenë të tilla, këto janë epitete të gdhendura në ballin e tyre, përderisa bëhen njerka. E ky epitet i ka rrënjët e thella, pasi që nje grua çnderohet nga një i gjinisë së kundërt dhe vie tek një shkapërderdhje e mardhënies me burrin, asaj i vihet epiteti i një të veje. E një gruaje vejushë i vihen epitete tjera, si: e pandershme, e padobishme, fajtore gjithmonë, e padëgjueshme, nëse ka fëmije ia quajnë kopila, dhe i shohin femijët si tepricë qeniore – e këto epitete arrijnë majet e bjeshkëve, sa që kur i dëgjon të ngushtohen kanalet e frymëmarrjes. Këto epitete zakonisht vihen nga njerëzit nga një zonë sigurie e përshtatshme dhe nga një interes i pështirë njerëzor që nuk ndalon dot egon për të qenë apriori duke e fyer, e mbytur identitetin e tjetrit. E kjo bota maskuliste me një seder të çalë, të plogshtë e të perdalë, janë të prirur të jetojnë një identitet të bazuar në ligjet e një sistemi të krijuar nga njerëzit e zonës së sigurisë, ku  siguria e tyre varet nga sa më shumë  nënçmime për identitetin femror të pambrojtur. Një grua mund të fitoj një gjyq të sistemit të dalë nga një kushtetutë e një shteti, por gjyqin e zonës së sigurisë nuk do ta fitoj kurrë. Ky gjyqi i zonës së sigurisë bazohet në ligjet maskulliste duke nënçmuar gruan e duke e çnjerëzuar dhe duke e konsideruar si qenie të dobishme vetëm për nevoja maskuliste.

Një shembull nga jeta e Abraham Linkoln i cili ka lindur më 12 shkurt të vitit 1809, në Kentucky, në pjesën juglindore të Kontatit të Hardin dhe pranë Hodgenville. Ai ishte i biri i Thomas Linkoln dhe Nancy Hanks, një çift fermerësh analfabetë. Ai është quajtur Abraham pa emër të dytë në kujtim të gjyshit të tij të vrarë nga indianët në vitin 1786. Miti e ka ekzagjeruar disi varfërinë e prindërve të tij pas lindjes së Abraham. Kështu Thomas Linkoln ishte një qytetar i respektuar nga të gjithë. Në vitin 1818, kur ishte vetëm 9 vjeç, atij i vdes e ëma, por një vit më vonë i ati i tij martohet me Sarah Bush Johnston, një vejushë që kishte dy vajza dhe një djalë. Ajo e trajtojë Abraham si djalin e saj. Ai dhe Sarah u bënë shumë të afërt, sa disa kohë më vonë ai e kujtonte atë si mama-engjëll. Abraham Linkoln fillon më pas të ushqejë një pasion të madh për librat dhe të lexuarin, pasion i inkurajuar nga njerka Sarah. Asnjëherë nuk u kuptua realisht nga i erdhi kjo dëshirë, pasi prindërit e tij nuk dinin as të shkruanin as të lexonin dhe ai shkonte rrallë në shkollë. Me gjithë këtë Linkolni nuk mundi të lexonte më tepër se disa libra, për të cilët ka ruajtur kujtime. Në rrjedhën e leximeve të tij, ai zbulon Biblën, historinë e Anglisë dhe të Shteteve të Bashkuara. Ndër librat që ai ka lexuar mund të përmendim “Robinson Cruzo” të Daniel Defo apo fabulat e Ezopit. Fqinjët e tij treguan më vonë se ishte gati të përshkonte disa milje për të huazuar një libër. Në mars të vitit 1830, në kohën kur Abraham mbushi 21 vjeë, Thomas Linkoln vendos të shkojnë në tokat pjellore të Indianas, në bregdetin e Sangamonit. Vitin që pason, Abraham Linkoln, duke mos dashur të bëhej fermer, vendosë të kryejë një ekzistencë autonome. Pasi kishte ndihmuar të atin të plehëronte tokat, bëhet pjesë i ekuipazhit të një anijeje dhe bën një udhëtim mbi Misisipi deri në Nju Orlins. Në kthim ai instalohet në fshatin New Salem, në bregdetin Sangamon. Atje ai bëhet magazinier, postier, mbikëqyrës. Në vitin 1832, ai futet në milicinë lokale për të luftuar indianët e Black Hawk dhe zgjidhet kapiten i kompanisë së tij. Ai deklaroi më vonë se nuk kishte parë kurrë luftëtarë indianë, por kishte marrë pjesë në zënka të dhunshme ndërmjet milicëve. Duke aspiruar drejt një jete publike, ai paraqitet në asamblenë e shtetit si përfaqësues i partisë “Whig”, (parti liberale në Britaninë e Madhe).

Duke hezituar, ai preferon më në fund të bëhej avokat sesa fermer për të fituar jetën. Pasi studioi matematikë dhe gramatikë, ai filloi të studiojë drejtësi. E gjithë mendja e ndritur e këtij njeriu të urtë, të duruar ,e një politikani të suksesshëm, gjenezën e ka nga një ngrohtësi dhe nga një inkurajim i NJERKËS-GRUA  për të lexuar, nga aty ai fillon një karrierë të suksesshme derisa bëhet edhe president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një njerkë të cilën e quajti mama-engjëll shpesh here dhe prandaj nuk thonë kot: “Prapa çdo mashkulli të suksesshëm qëndron një grua”, në kuptimin udhëheqës të mendjes së tij. Kjo qenie e dobishme për shoqërinë, gjithmonë është në rendin e dytë të shoq[risë, sado që ditët kalojnë bëhen javë, javët bëhen muaj,  muajt vite, vitet dekada, e dekadat shekuj, gruaja fatkeqësisht mbetet në të njëjtin pozicion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here