Njeriu dhe shoqëria sot

0

ISTRIVA GAVA

Si kafshë shoqërore, ne i rregullojmë fjalët dhe veprimet për të kënaqur të tjerët. Ne vetëmonitorohemi, vëme re paraqitjen tonë, e rregullojmë paraqitjen për të lënë përshtypjen e dëshiruar te të tjerët.
Koncepti për veten ushqehet nga përvojat tona të pritshme. Kur merr përsipër gjëra të rëndësishme dhe i realizon me sukses, fiton besim të madh te vetja, je më I fuqizuar.
Vetëpëlqimi i ulët krijon probleme. Problemet dhe shqetësimet çojnë në vetëpëlqimin e ulët. Ka shumë situata ku sjellja e njerëzve duket e pashpjegueshme, madje paradoksale.
Koncepti ynë për veten nuk përmban vetëm identitetin tonë personal, por edhe atë shoqëror. Përvijimi shoqëror i asaj që jemi – raca, feja, seksi, grada akademike etj… përfshin edhe një përcaktim te asaj që nuk jemi.
Arritjet shtyjnë përpara konceptin për veten, kur ne e shohim atë të pasqyruar në vlersimet e të tjerve. Kur njerëzit mendojnë mirë për ne, ata na ndihmojnë të mendojmë mirë për veten.
Njerëzit me ndjenja të forta vetëfikasiteti janë më këmbëngulës , më pak të shqetësuar dhe më pak
të stresuar. Vetëfikasiteti na drejton në krijimin e qëllimeve të vështira dhe në këmbëngulje, kur hasim vështirësi. Përpjekje plus këmbëngulje baras rezultat. Njerëzit e dëshpëruar apo të shtypur bëhen pasivë, pasi mendojnë se përpjekjet e tyre nuk kanë asnjë efekt, këta vuajnë nga paraliza e vullnetit dhe apatia emocionale. Shumë sëmundje janë të lidhura me
ndjenjat e pashpresshmërisë dhe të mungesës së zgjedhjes.
Situatat që kombinojnë aftësitë me fatin (lojrat, provimet, aplikimet për punë) etj janë të prirura për të përjetuar dukurinë:fituesit mund të mendojnë lehtë se suksesi vjen nga aftësit e tyre, ndërkohë që humbësit fajësojnê fatin për humbjet e tyre. Në mënyrë të ngjashme , sikurse politikanët mendojnë se fitoret vijnë nga aftësit e tyre, ndërsa humbjet nga faktorë që kalojnë cakun e kontrollit. Nuk duhet të habitemi që njerëzit vlersojnë shperndarjen e shpërblimeve, si ngritja e pagës apo pagim të pushimeve, kur marrin më tepër dhe jo më pak se të tjerët.
Në çdo dimension , që është njëkohësisht subjektiv dhe shoqërisht i dëshirueshëm , shumica e njerëzve e shohin veten më të mirë se mesatarja. Kjo ndodh sidomos kur krahasohet vetja me njerëzit në përgjiithësi dhe jo vetëm me indivit të njohur publik. Shumica e njerëzve e quajnë veten më të zgjuar , më simpatik dhe më pak të paragjykuar në komunitet se të tjerët.
Imazhi I vetes që njerëzit shfaqin në publik mund
të jetë I ndryshëm nga koncepti për veten që kanë përpunuar. Asnjë njeri nuk mund të jetë i suksesshëm në çdo hap që hedh në jetë.
Po kështu, nuk mund të jesh i përkushtuar në punë dhe, në të njëjtën kohë, bashkëshort i mirë, që rri mjaft kohë në shtëpi.
Prirja kompesuese (që ka çdo njeri) na ndihmon të kalojmë periudhat e vështira në jetë, madje edhe në vështirësit më të mëdha ne gjithnjë e gjejmë diçka pozitive në vetvete: ” NUK KA RËNDËSI QË HUMBA, RËNDËSI KA KËNAQËSIA QË MË DHA LOJA ”
Arritjet më të mëdha të jetës, por edhe zhgënjimet më të mëdha të saj, kanë lindur nga parashikimet e mëdha.
Asnjë e vërtet e vetme nuk është e mjaftueshme, sepse bota është e ndërlikuar . Çdo e vërtet e ndarë nga e vërteta e saj plotësuese është një e vërtet gjysmake.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here