Njerëzit e trashë planifikohet të trajtohen në Kopsht Zoologjik, shtretërit spitalor të vegjël

0

Një Kopsht Zoologjik së shpejti mund të ketë një seksion për trajtimin mjekësor të njerzëve me mbipeshë. Parku i kafshëve në kryeqytetin çek Pragë ka vendosur për të ndërtuar një qendër të posaçme shëndetësore për 80.000 njerëz ‘super të trashë’ të vendit. Zyrtarët çekë i kanë hartuar planet për njerëzit me mbipeshë ekstreme pasi e kanë kuptuar se të vetmet objekte me madhësi të mjaftueshme për t’i trajtuar ata janë në Kopshtin Zoologjik lokal. Pacientët janë ankuar se janë dërguar për trajtime mjekësore duke i përdorur pajisjet mjekësore të parapara për kafshët, kështu që tani zyrtarët po mendojnë për ngritjen e një qendre të veqantë për njerëzit aty. Stepan Svacina, një mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Universitetit në kryeqytetin çek, i ka thënë gazetës çeke “Lidove noviny” se procedurat e caktuara kërkojnë mjete të mëdha. “Ne kemi peshore të veçanta për njerëzit me mbipeshë por ne nuk mund të bëjmë tomografi kompjuteri ose rezonancë magnetike duke imagjinuar në ta, sepse ata nuk përshtaten me pajisjet. Disa nga pacientët e trashë është dashur që t’i kalojnë këto trajtime në. kopshtin zoologjik lokal.” ka thënë ai. Rreth 200.000 njerëz sipas të dhënave vuajnë nga trashja patologjike në Republikën Çeke e cila renditet rregullisht si një nga kombet “më të trasha” në Evropë ku rreth 80.000 njerëz vuajnë nga e ashtuquajtura “super trashje”. Pacientëve me mbipeshë do t’u jepen dhoma speciale me tavolina të përforcuara operative, karrige të forta dhe më të mëdha dhe shtretër special, ashensorët XXL, dhe pajisje të tjera mjekësore. Praktika e referimit të pacientëve në kopshte zologjike raportohet se po ndodhë edhe në SHBA ku trashja ka arritur nivele epidemike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here