Elma – vajza e dyshuar për terrorizëm arrestohet në Mitrovicë

0

Boshnjakja Elma Gjushinca rreth 20 vjeçare nga veriu i Mitrovicës është arrestuar sot rreth orës 14:00, në pikën kufitare Bërnjak afër Zubin Potokut.

Sipas burimeve të Kosovapress, ajo ndodhet në stacionin policor në jug të Mitrovicës dhe po merret në pyetje nga njësiti i inteligjencës së Kosovës.

Ndryshe, Elma Gjushinca dyshohet për terrorizëm, madje ajo më 25 nëntor të këtij viti është arrestuar në qytetin e Bosnjës, Kalesija, nën dyshimet për terrorizëm.

Është thënë po ashtu se ajo ka paraqitur kërcënim të mundshëm.

Familja e Elma Gjusinac jeton në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here