Një vajzë e re rumune vdiq derisa përpiqej të bëjë selfie mbi tren

0

Anna Ursu, 18, ka pozuar me një mike në krye të një treni në qytetin veri-lindor rumun Iasi kur këmba e saj ka prekur një tel, i cili ka përquar një valë elektrike deri në 27.000 volt në trupin e saj.
Mikja 17-vjeçare i kësaj tinejgjere thuhet se u hodh jashtë trenit nga forca e rrymës.
Një kalimtar, i cili i kishte paralajmëruar më parë të dy vajzat për të mbajtur kokat e tyre poshtë që të shmangnin kabllotë elektrike, ka dëgjuar zhurmë të madhe derisa Ursu ishte kapluar nga flakët.
Ai ishte përpjekur pa sukses që r’i shuaj flakët që po e përpinin të rejën rumune. As mjekët nuk ishin në gjendje të shpëtonin këtë vajzë, e cila sipas vlerësimeve kishte pësuar djegie të 50 për qind të trupit të saj.
Në fakt Anisia Iliesku, një zëdhënëse e spitalit Burns të Bukureshtit ku adoleshentja ishte transferuar më vonë, u tha gazetarëve: “Tërë trupi i saj u dogj”.
Një zëdhënës i spitalit i ka thënë “Mail Online” se adoloshentja nuk e kishte prekur telin, por thjesht kishte ardhur në kontakt me fushën elektrike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here