Një shqiptar, në mesin e 100 personaliteteve që po ndihmojnë ndërtimin e Zvicrës

0

Revista e njohur zvicerane “L’HEBDO” i kushton një botim special 100 personaliteteve më të dalluara të Zvicrës romane. Mes tyre është edhe një shqiptar, Erenik Yzeiraj, i cili ka mbaruar bachelorin atje për ekonomi dhe vazhdon masterin. Erenik Yzeriaj është djali i gazetarit Ilir Yzeri i cili së bashku me vëllain tjetër, Bledi Yzeiraj janë ndër shqiptarët e suksesshëm në Gjenevë. Kjo revistë i kushton edhe një portret të zgjeruar studentit të dalluar shqiptar.

Erenik Yzeiraj, zëvëndëspresident i AISEEC, 25 vjeç.

Çfarë ambicieje kjo e këtij të riu, lindur në Shqipëri, i formuar në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë dhe ardhur në Gjeneve në moshën 20-vjeçare për të shfrytëzuar mundësitë e tij profesionale dhe cilësinë e jetës. Ishte viti 2010. Erenik Yzeiraj ka përfunduar tashmë një Bachelor në menaxhimin e ndërmarrjes dhe ndjek një master në menaxhim.

Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të studentëve të shkencave ekonomike dhe tregtare (AIESEC), ai është prej atyre që e e kanë bërë qytetin e Kalvinit të mbetet ndërkombëtar, raportojnë mediat shqiptare përcjell “albinfo.ch”.

Detyrat e tij janë të negociojë dhe të krijojë partneritet me sipërmarrjet e mëdha të vendosura në Gjenevë dhe të krijojë marrëdhënie me shoqatat profesionale në Zvicër me qëllim që t’u propozojë atyre zgjidhje për rekrutimet e studentëve zviceranë jashtë Zvicrës.

Sic raporton gazeta “Tema” një mision që ai e ka shumë për zemër dhe në saj të cilit ai ka mundur që në një vit që të dërgojë rreth 40 studentë pranë trembëdhjetë shoqatave lokale.

Hiperaktiv dhe kurioz, ai nuk është emocionuar aspak edhe kur ka marrë fjalën dhe ka biseduar me Këshilltarin personal të Barak Obamës për çështjet e sigurisë numerike gjatë punës si moderator i rrjetit në Konferencat ndërkombëtare për Unionin ndërkombëtar të Telekomunikacioneve.

Ai është aq i integruar sa që shpeshherë është e vështirë të thuash nëse vjen që andej apo që këtej. E vetmja siguri, ai është i mpirë nga etja për karrierën dhe kërkon të bëjë gjithçka që të përfshihet në mjedisin e private banking.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here