Një shkollë angleze ndalon agjërimin te nxënësit

0

Një shkollë fillore në Angli është duke u kritikuar me të madhe pasi nxënësve ua ndaloi agjërimin gjatë Ramazanit.

Shkolla fillore “Barclay” në Leyton të Londrës, ua ka dërguar një letër gjithë prindërve me besimin se shëndeti i fëmijëve të tyre mund të rrezikohet nëse ushqehen, raporton The Telegraph.

Thuhet se në bazë të rregullave të fesë Islame, fëmijëve nuk u kërkohet agjërimi dhe si rezultat i kësaj, ata kanë ndaluar agjërimin.

“Më parë kemi pasur fëmijë që janë sëmurë pasi nuk janë ushqyer gjatë orarit të shkollës”, thuhet në letër, transmeton koha.net.

Vendimi është kritikuar nga grupet Islame të cilët theksuan se shkollat nuk kanë të drejtë për të ndërhyrë në këtë çështje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here