Një serb kapet me dron në Qafë-Thanë, dyshohet se do ta ngrinte në Elbasan

0

Një shtetas serb është ndaluar nga policia sot në pikën kufitare të Qafë Thanës. Gjatë kontrollit rutinë, atij i është gjetur një dron, të cilin mendohet se do ta ngrinte gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë është planifikuar për në datën 8 tetor. Ajo do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Skenari i ngjan atij të një hakmarrjeje ndaj episodit të 14 tetorit të vitit të kaluar në Beograd, ku gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, mbi fushën e blertë u lëshua një dron, i cili mbante një flamur të Shqipërisë etnike, me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here