Një serb dhe një shqiptar dyshohet se ia grabitën shtetit 400 mijë euro

0

PRISHTINË, 3 SHKURT – Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës, pas hetimeve disa mujore, ka identifikuar dhe ka arrestuar një qytetar serb me inicialet D.R. i lindur më 1956 dhe një qytetar shqiptar me inicialet I.M. i lindur më 1960 të cilët dyshohet se së bashku i kanë kryer veprat penale, moslajmërim i veprës penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare, falsifikim i dokumentit dhe atë të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. “Të dyshuarit e lartpërmendur, dyshohet të kenë keqpërdorur pronën shtetërore, mbi 400.000 euro (katërqind mijë), në të njëjtën kohë në mënyrë të paligjshme këtë shumë e kanë përvetësuar për vete dhe për të tjerët”, ka njoftuar Policia e Kosovës, Zyra për Informim në Prishtinë. Me urdhëresë të gjyqtarit të procedurës paraprake të Departamentit të Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në fshatin Llapnasell, në Komunën e Graqanicës, duke vepruar në bazë të një plani të koduar operativ dhe në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet D. R. janë konfiskuar dokumente të ndryshme, municion, mjete monetare dhe dëshmi tjera relevante në lidhje me rastin. Me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here