Një qytetar digjet në shtëpinë ku kishte ushqim kafshësh

0

Në rrethana të panjohura dje në Viti është përfshirë nga zjarri një shtëpi e pabanuar, në të cilën kishte ushqim kafshësh, ka bërë me dije sot Policia e Kosovës. Si pasojë e zjarrit merret vesh se ka vdekur një person, i cili në momentin e shpërthimit të zjarrit ndodhej në këtë shtëpi. Vdekjen e viktimës për të cilën policia nuk jep asnjë të dhënë veq gjinisë dhe përkatësisë kombëtare (mashkull shqiptar) e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here