Një punëtor kazinoje dhe dy bashkëshortë inskenojnë grabitje

0

Një punëtor kazinoje në Lipjan ka raportuar në polici se dy persona të panjohur kanë hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur 223 euro para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe “pas një pune hetimore është vërtetuar se punëtorii kazinos rastin e kishte inskenuar, pasi që shumën e parave të deklaruara si të grabitura i ka shfrytëzuar për qëllime të tij personal”e. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori për procedurë të mëtejme. Edhe në Gjilan ndërkaq ka ndodhur një kallëzim i rremë. Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar dy persona, burr e grua mes vete, pasi është konstatuar se ata kanë inskenuar rastin “grabitje”. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here