Një pllangë gjaku, disa fishekë plumbash dhe një thikë në tokë…

0

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në lagjen Schmiede Wiedikon të qytetit të Cyrihut ka pasur një konflikt në mes një personi të panjohur dhe policisë, ku janë përdour edhe  armët e zjarrit . Banorët janë zgjuar rreth orës 5 e gjysmë të mëngjesit nga zhurma e armëve, njofton srf.ch dhe mediet tjera zvicerane.

Si reagim ndaj zhvillimeve ende të paqarta, së paku dhjetë automjete të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Një pllangë gjaku, disa fishekë plumbash dhe një thikë në tokë, janë dëshmi të konflikit të dhunshem që ka ndodhur në orët e mëngjesit, transmeton albinfo.ch.

Po ashtu disa nga dyert në afërsi të vendit të ngjarjes janë bllokuar nga policia.

Siç bën të ditur policia, në vendin e ngjarjes zyrtarët e saj janë sulmuar fizikisht nga një person. Si përgjigje, ata kanë hapur zjarr kundër tij dhe me këtë rast i kanë shkaktuar plagë. Sulmuesi tashti gjendet i shtrirë në spital. Policia e qytetit të Cyrihut nuk ka ofruar informacione të tjera, më të hollësishme. Ajo ka njoftuar vetëm se pasditen e sotme do të ketë më shumë të dhëna.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here