Një pjesë e ujëvarës së Niagarës ka ngrirë

0

Në Kanada është kaq ftohtë saqë një pjesë e ujëvarës së Niagarës ka ngrirë.

Temperaturat nën zero kanë krijuar një imazh unik dhe spektakolar për sytë e vizitorëve të ujëvarës së famshme.  

Spiralet e akullit dhe shtigjet e dëborës të kujtojnë peizazhet e filmave të animuar të Disney-t, ndërsa ata që e kanë parë nga afër nuk e kanë humbur shansin të shkrepin foton e jetës së tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here