Një pjesë e shoqërisë civile distancohet nga anëtari i KPK-së Florent Muçaj

0

Një numër organizatash të shoqërisë civile janë distancuar sot nga deklarimet dhe secili veprim i ndërmarrë nga Florent Muqaj, përfaqësuesi i kësaj shoqërie në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ato i janë drejtuar Këshillit Prokurorial të Kosovës me një letër ku janë deklaruar se Muqaj asnjëherë nuk është konsultuar me to rreth çështjes së zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit. Ka qenë Jeta Xharra drejtoresha ekzekutive e BIRN-it ajo e cila në emër të shoqërisë civile e ka nënshkruar distancimin drejtuar KPK-së. Xharra ka thënë se OJQ-të janë të shqetësuara rreth raportimeve se disa nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës janë ndier të shantazhuar nga Muqaj gjatë procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorit. “Ne ua bëjmë të qartë se Florent Muqaj në asnjë moment gjatë këtij procesi nuk ka kontaktuar dhe nuk është konsultuar me përfaqësuesit tanë rreth këtij procesi dhe e konsiderojmë se ai nuk i paraqet qëndrimet dhe nuk i përfaqëson interesat e shoqërisë civile në Kosovë,” është theksuar në reagimin e nënshkruar nga Jeta Xharra. “Për ne është i papranueshëm fakti se Florent Muqaj si një person i veshur me petkun e përfaqësuesit të shoqërisë civile pranon dhe implementon mesazhe dhe instruksione nga jashtë Këshillit me instruksione që duke ua përmendur të kaluarën e familjarëve t’i shantazhojë anëtarët tjerë të KPK-së.” është shprehur ajo. Jeta Xharra në emër të gjitha organizatave joqeveritare ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të nisë procedura hetimore për të zbardhur mesazhet. Ajo ka kërkuar nga KPK të formojë një komision për të parë se si Muçaj është zgjedhur përfaqësuesë i shoqërisë civile në KPK, që sipas saj ka qenë i përkrahur vetëm nga një OJQ. Letra për KPK-në është mbështetur veq nga nga BIRN-I edhe nga Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres INPO, Instituti për Studime të Avancuara GAP, Instituti Demokratik i Kosovës KDI, Syri i Vizionit, Qendra për Trajnime dhe Burime për Avokim ATRC, Internews Kosova, Instituti për Politika Zhvillimore INDEP, Qendra për Ndihmë Juridike Falas CLARD, dhe “Ec ma Ndryshe”. Sipas njoftimeve të dhëna më herët përmes ekranit televiziv Florent Muçaj i kishte dërguar SMS-e presioni prokurores Sevdie Morina, kunatës së ish zyrtarit komunist Rrahman Morina.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here