Një person gjendet i vdekur në rrugët e një fshati të Korçës, dyshohet se vdiq nga i ftohti

0

Një person është gjetur i pajetë në rrugë në fshatin Ravonik të Korçës. Dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit.

Sipas policisë, i vdekur ka mbetur shtetasi me inicialet J.P, 55-vjeç. Ai ka qenë duke lëvizur me biçikletë në rrugën e fshatit. Trupi i viktimës është dërguar në morg për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here