Një nga autorët e vrasjeve në një Universitet në Kenia, djali i një qeveritari

0

Autoritetet në Kenia kanë identifikuar një prej anëtarëve të grupit al-Shabab që masakruan 148 njerëz në një universitet. Ai është djali i një zyrtari të qeverisë në Kenia.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendëshme tha se Adbirahim Abdullahi ishte mes katër sulmuesve vetvrasës në masakrën e së enjtes në Kolegjin Universitar Garissa. Zëdhënësi tha se zyrtari i qeverisë kishte njoftuar më parë për zhdukjen e të birit.
Ndërkohë, kenianët sherbimet e Pashkëve ua kanë dedikuar viktimave të masakrës të së enjtes. Në mbarë vendin u mbajtën ceremoni nën masa të larta sigurie.
Në një zhvillim tjetër, shefi i sigurisë së Kenias ka mbrojtur reagimin nga forcat speciale ndaj sulmeve. Agjencia franceze e lajmeve njofton se u deshën të paktën shtatë orë që forcat speciale të shkonin në skenën e masakrës pas fluturimit nga kryeqyteti Nairobi, disa orë pasi personeli i sigurisë luftoi me militantët. Disa gazetarë që udhëtuan me makinë distancën prej 365 kilometrash, njoftohet se arritën në skenë para forcave speciale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here