Një muaj paraburgim serbit të dyshuar për krime lufte

0

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Zoran Gjokiq, i nacionalitetit serb, me vendbanim në Republikën e Serbisë.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka dhënë ndihmë apo ka shtënë me armë zjarri në popullatën civile shqiptare, sipas këtyre veprimeve ndër të tjera janë vrarë 33 viktima gjatë një sulmi të kryer kundër popullatës civile shqiptare nga datat 26, 27, 28 mars dhe 13, 17, 28 maj 1999 në Lagjen “Kristal” në Pejë, me çka ka kryer veprat penale krime lufte në kundërshtim të rëndë me Konventat e Gjenevës, shkaktimi i qëllimshëm i vuajtjeve të mëdha ose i dëmtimeve të rënda trupore apo shëndetësore, dhunimi apo ngacmimi seksual, krime të luftës në kundërshtim të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës të parapara me Kodin Penal të Kosovës si dhe krime të luftës kundër popullsisë civile në kundërshtim me Ligjin Penal të ish – RSFJ-së.

“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në komunikatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here