Një minutë heshtje për Masakrën e Srebrenicës, në Kuvendin e Kosovës

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë nisëur sot seancën plenare me një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës, në 20 vjetorin e masakrës më të madhe që ka ndodhur në  luftërat e vendeve të ish Jugosllavisë. Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar me këtë rast se ende nuk është vënë drejtësia për Masakrën e Srebrenicës sikurse edhe për shumë masakra në Kosovë. “Krimet e padënuara ndjellin kobe të reja”, ka thënë kryeparlmentari Veseli. “Njëzetë vite më parë, në verën përvëluese të vitit 1995, në qytetin Srebrenica të Bosnjës, u bë krimi më i madh në Evropë, që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, e njohur si Masakra e Srebrenicës. Brenda dy ditësh, mbi 8000 burra u masakruan barbarisht nga njësitë ushtarake të gjeneralëve të Milosheviqit. Mijëra familje u shkatërruan përgjithmonë. Një qytet që datonte prej kohës romake u zhbë brenda pak orësh. Fjalët ‘gjenocid’ e ‘spastrim etnik’ sërish njollosën ndërgjegjen njerëzore. Bota u trondit”, ka përshkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here